Tre shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane gjatë një operacioni pranë zonës së Aprilisë.
Sipas mediave fqinje, njëri prej shqiptarëve ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar një sasi të vogël droge, por edhe një armë, e cila dyshohet së është vjedhur në qytetin e Romës.
Sakaq, policia ka zbardhur edhe emrat e shqiptarëve, të cilët tashmë janë në pranga të policisë dhe do të hetohen për akuzat që rëndojnë mbi ta. Ndërsa, shqiptari tjetër i shpallur në kërkim nga autoritetet e Greqisë do t’iu dorëzohet autoriteteve greke. Të arrestuarit janë: Altin Rakipi, Alfred Shehaj dhe Elton Qerretia.
Prej kohësh policia italiane ka vijuar kontrolle të imtësishme në në rrugë, lagje, qytete, ndërsa nuk kanë qenë të paktë shqiptarët e arrestuar në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve nakrotike në vendin fqinj.