Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, grupet e interesit bëjnë me dije se qeveria ka vendosur që të ulë tatimin për pagat e larta. Bujar Bendo përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë deklaron se propozimi është që pagat deri 150 mijë lekë të tatohen me 13% dhe mbi to niveli shkon në 23%. Ndërkohë që vlerëson sI një mundësi për rritjen e investimeve uljen e dividentin për bizneset nga 15% në 8%.

Tatimi i pagave të larta propozohet të ulet për vitin 2019 me 10 për qind. Ministria e Financave i ka propozuar ndryshimin e skemës ku në fashën e taksës prej 23 për qind do të përfshihen të ardhurat mbi 150 mijë lekë nw muaj, nga 130 mijë që ishte më parë. Përfaqësuesit e biznesit shprehen se reforma nuk ka efekt të ndjeshëm pasi prek një numër të vogël të punonjësve të cilët sipas tij sërish do të kenë ngarkesë detyrimesh.

Bujar Bendo Përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Pra në tatimin e pagës pretendohet që në kufirin mbi 130 mijë lekë me 13% të ketë një hapje më të madhe të këtij kufiri ndoshta të shkojë deri në 150 mijë lekë dhe kufiri mbi 150 mijë lekë të vazhdojë të jetë prap me 23%. Nuk është ndonjë ndryshim domethënës dhe nga ana e biznesit kërkohet që të jetë në limitin 330 mije lekë kjo fashë. Për arsye se goditet fasha e mesme e të punësuarve dhe fasha e drejtuesve menaxherëve. 

Një tjetër ndryshim me rëndësi sipas Bendos është edhe ulja e dividentit për kompanitë e mëdha të cilën e sheh si një mundësi për të riinvestuar kapitalin që ato kanë.

Bujar Bendo Përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Të kemi një normë të reduktuar të dividentit në masën 8%. Edhe kjo do ishte pozitive, pasi do jepte mundësi për të ardhura në buxhet.

Disa prej rishikimeve që janë propozuar nga ministria e Financave janw edhe heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore, ulja nivelit të TVSH-së për autobusët elektrikë, ndryshimi i skemës së taksimit të ambalazheve plastike si dhe disa ndryshime në skemën e rentës minerare për industrine e kromit.

LEAVE A REPLY