Friday, April 19, 2024
Home Kronika Bien në rrjetë 4 shqiptarët që po transportonin çanta me drogë në...

Bien në rrjetë 4 shqiptarët që po transportonin çanta me drogë në Greqi

0
735

Një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke.

Është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (6 tetor) operacioni i koduar “Rrjeta”.

“Në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur ‘Ambelia’ janë kapur dhe ndaluar  4 shtetas shqiptarë me 4 çanta ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis” informoi policia e Shtetit

Sinjalizimi

Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar,  disa persona po transportojnë  lëndë narkotike  në drejtim të shtetit grek. Nga ana e Komisariatit të Kufirit në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë janë organizuar shërbimet për goditjen dhe kapjen e këtyre personave. Njëkohësisht është njoftuar menjëherë Policia greke dhe shefi i antidrogës Igumenicë.

Rreth orës 02.30 të kapeshin në afërsi të Igumenicës antidroga e Igumenicës arrestoi

K. L, 41 vjeç, lindur në Berat.

A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë.

D. B, 22 vjeç, lindur  në Lezhë,  banues në Sarandë.

A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.

Nga të dyja Policitë vijon hetimi dhe shkëmbimi i informacioneve për të zbardhur dhe dokumentuar këtë rast si dhe identifikuar e arrestuar personat e tjerë të implikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here