Incident në furgonin me nxënës në Dibër, një i ndaluar, priten detaje nga policia

0
846

Ministria e Brendshme deklaroi sot se  është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në një furgon që transportonte nxënës në Dibër.

Në një dalje për mediat, zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë.

Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambjentet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Kuko nuk dha detaje rreth asaj që ka ndodhur, por shtoi se pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen.

Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji.

Kuko: Siguria e qytetarëve vjen e para. Siguria e fëmijëve vjen qëndron mbi gjithçka. Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë. Nxisim gjithashtu qytetaret te denoncojne çdo shkelje ne numrin 112 dhe ne Komisariatin Dixhital.

“Sheh diçka thuaj diçka”, ishte mesazhi i Kukos në përfundim të deklaratës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here