Kreditë e këqija vijojnë të mbeten të larta

0
781

Kreditë e pashlyera vijojnë të mbeten 13% për të gjashtin muaj radhazi.

Statistikat e Bankës së Shqpirësisë të publikuara së fundmi tregojnë se edhe gjatë muajit gusht niveli i huave me probleme nuk pësoi ndryshim.

Kjo situatë ka përkeqësuar gjendjen financiare të kreditimit të ekonomisë në vend, i cili ka pësuar ulje të ndjeshme kohët e fundit. Banka e Shqipërisë në raportin e fundit ka theksuar se e rëndësishme mbetet rritja e përpjekjeve në drejtim të formave të tjera të zgjidhjes së kredive me probleme. Kredia e klasifikuar si “e humbur”, vijon të zërë peshën kryesore të kredive me probleme (50%), por pesha e kësaj klase ka rënë me rreth 9 pikë përqindje që nga muaji dhjetor i vitit 2017.

Nisuar nga kjo situatë ekonomia shqiptare është mbështetur më pak nga sektori bankar në 6 muajt e parë të vitit. Treguesit e raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se kredia e re dhënë nga sektori bankar, gjatë periudhës janar-qershor, ishte 12% më e vogël në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, duke shënuar vlerën 124 miliardë lekë më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here