Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Arrestohet shoferi që dhunoi nxënësit, policia: I dogjën me cigare sediljet

Arrestohet shoferi që dhunoi nxënësit, policia: I dogjën me cigare sediljet

0
990

Policia e Dibrës  sqaron incidentin mes shoferit të autobusit dhe nxënësve të shkollës.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku shtetasi Edmond Sela i cili me automjetin e tij autobus, me targa AA 633 BO kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë admimistrative Maqellarë ka ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve, pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi Edmond Sela 35 vjeç, banues në fshatin Burim, Dibër.

Ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.

Po kështu sipas policisë, drejtuesi i autobusit rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara  do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër thotë se është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve,  veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit,  prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cënim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe dhe të paanshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here