Monday, October 15, 2018

Arti mbi dru, tradita që po ringjallet në veri të Shqipërisë

164
0

Të  gdhendesh e vizatosh  mbi  dru është  një art i veçantë që pukjanët e kanë pasur traditë para viteve 90. Me pas  tradita  u  shua e  trendi  i shkatërrimit  te çdo gjeje duket  se përfshiu dhe  punishtet  e artit mbi  dru.

Por  duket  se  tradita po ringjallet. Viktor  Shahinaj  i njohur  si mjeshtri  i krijimit të violinës shqiptare  ka  hapur  një  studio  te vogël  ne qytetin verior, e cila ndryshe nga sa e mendonte tashme nuk është veçse pasion, por dhe fitimprurese.

Ai çdo  ditë  punon  mbi dru portrete  e pamje te ndryshme, ndërsa studio e tij po kthehet ne destinacion për çdo kënd qe viziton Pukën.

 

Dru gdhendësi artist thotë se pasioni  i  tij u ringjall falë investimeve  që po bëhen në qytetin verior  çka ka  sjellë mjaft turist të cilët janë dhe blerësit me te shumtë të punimeve të tij pirografike dhe ato të gdhendura. Si çdo artist  edhe  Viktori  disa  punime  i  ka me të lehta  dhe  i gdhend e punon me mjaft pasion.

Nga  studio  e  vogël në  qendër  të qytetit, këto  dite  dolën me shume se 140 punime  të  cilat  u  ekspozuan ne mjediset e pallatit  të  kulturës duke  tërhequr  vëmendjen e  mjaft vizitorëve të cilën inkurajuan artistin Viktor Shahini, i cili tashmë konsiderohet si një pasuri e qytetit verior.

LEAVE A REPLY