“Vetëm para 3 muajsh u shkarkua për korrupsion nga detyra e drejtorit të ALUIZNI-t në Sarandë, ndërkohë që dje emërohet sekretar organizativ I Partisë Socialiste”. Ky ka qënë denoncimi i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas mesazhit të derguar nga një qytetar. Fjala është Mariel Muratin, i cili mori postin partiak në një mbledhje ku merrnin pjesë nr 2 I PS Taulant Balla dhe Ministri Damian Gjiknuri.

Zoti Berisha shkruan me ironi se “vjedhja për Kallam Dështakun, shërben si meritë për ngritjen në detyrë”.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Vjedhja per Kallam Deshtakun si merite per ngritje ne detyre!

Para tre muajve, me dt 6 korrik drejtori i Aluiznit Sarande shkarkohet per korrupsion dhe dergohet per ndjekje penale. Dy dite me pare, Kallam Deshtaku me te derguarit e tij, Taulant Bego/Jaris dhe ministri qe çdo tre muaj i thyejne shtepine dhe i vjedhin thaset me euro, e emerojne sekretar organizativ te partise siciliste per Saranden.

Vetem para tre muajsh e shkarkuan dhe e kallezuan penalisht, ndersa dje e emeruan sekretar partie ??!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor Berisha ! Dje Partia Socialiste Sarande ne prani edhe te Taulant Balles dhe Damian Gjiknurit mblodhi Asmblene e saj ku zgjodhi ( emeroj ne fakt ) sekretariatin. Sekretar Organizativ zgjodhi Mariel Muratin., ish – drejtor i Aluiznit Sarande i pushuar dhe kallezuar penalisht nga Ministrja Etilda Gjonal me 6 Korrik, pra tre muaj perpara, e deklaruar kjo mase ekstreme publikisht ne koference shtypi nga zonja ministre. Pa u thare akoma boja e shkarkimit dhe e kallezimit nga Njesia Antikorrupsion, Balla dhe Gjiknuri e emerojne sekretar organizativ., ky eshte morali “ Bandes “, ju pershendes..ketu me poshte keni njoftimin e shtypit te shkarkimit te tij”.

LEAVE A REPLY