Duhani I Shkodrës, nga lavdia deri tek shkatërrimi I traditës

0
2904

 

Shqiperia ka një traditë të hershme për prodhimin e duhanit e madje edhe eksportimin e tij drejt tregjeve europiane. Thuhet se cigarja e parë në vendin tonë mberriti në shekullin e 17-te por prodhimi I mirëfilltë I tij industrial nën logon “Made in Albania” u bë vetem në fillimet e shekullit të 19-të. Në vitet 1913 u krijua shoqeria e parë në Durrës e me pas ushtri edhe në qytetet e tjera deri në Shkodër dhe Malësi të Madhe.  Gjatë qeverisjes së mbretit Zog, dalëngadalë në vendin tonë nisen edhe bashkëpunimet e para me tregjet europiane dhe eksportimi I duhanit. Në Shkodër, familjet më në zë, që prej vitesh ishin pjesë e tregtisë, u bënë pjese edhe e industrisë së duhanit. Kështu gjatë mbretërimit të Zogut në këtë qark u krijuan rreth 8 fabrika të mirëfillta. Ato ishin:

  1. Fabrika e Fasli Ademit “Taraboshi”
  2. Fabrika “Sitki Rusi E Vellezerit”
  3. Fabrika “Saralja”
  4. Fabrika “Drini”
  5. Fabrika “Gera”
  6. Fabrika “Shkodra”
  7. Fabrika “Besa”
  8. Fabrika “Macedonia”

Lufta e parë botërore dhe ajo e dyta, shkaktuan një goditje të fortë prodhimit dhe eksportimit të duhanit në Shkodër. Jo vetem lufta por edhe pezullimi I tregut, solli një rënie të prodhimeve. Gjithsesi, vendosja e komunizmit në Shqipëri, kooperativizimi dhe bashkimi I tokave I dha hov bujqësisë, sidomos në ato zona që konsideroheshin si të varfra. Nga vitet 1950 dhe deri në 1990, për 40 vite, Shkodra dhe Malësia e Madhe u kthyen në zonat numër 1 të prodhimit dhe tregtimit të duhanit. Në  Gur  të Zi, Postribë, Grizhë, Koplik, Bajzë dhe Gruemirë, rreth 90% e popullsisë u angazhua në kultivimin, kujdesjen, korrjen dhe prodhimin e ketij produkti. Qeveria komuniste e asaj kohe, vuri re se duhani ishte një ndër produktet më të suksesshme që kërkohej në tregjet e huaja prandaj vendosi të investonte më shumë. Për shkak të pozicionit gjeografik, duhani u kultivua thuajse në të gjithë territorin e vendit. Në Cërrik, në vitet ’80, u ngrit Instituti i Shkencor i Duhanit ndërsa nga Shkodra dhe Kopliku u dërguan në Rusi për studime dhjetra të rinj, që më pas u bënë specialst të mirëfilltë të duhanit. Sulejman Sufaj është një nga agronomet më të vjetër dhe një nga të vetmit ekspert që kanë mbetur në vendin tonë. Ai tregon se si Shqipëria gjatë komunizmit u kthye në një përandori të prodhimit të duhanit:

“Gjatë viteve 60-85, nga Shkodra deri në Malësi të Madhe bëhëj fjalë për rreth 30 kilometër vijë ajrorë tokë bujqësore e kultivuar me duhan.Pra një hapësire e jashtëzakonshme dhe mijëra përsona të punësuar. Në këto zona ishte rreth 90% e popullsisë e angazhuar në mirëmbajtjen e duhanit dhe ky produkt ishte buka e tyre e perditshme”

Qeveria vendosi që  Fabrika e duhanit të Tiranës dhe e Gjrokastrës të  prodhonin cigare për tregun e brëndshëm, ndërsa ato më në zë, e Durrësit dhe Shkodrës të prodhonin për eksport pasi cilësia ishte më e lartë dhe normalisht edhe fitimet. Kështu fabrika e Duhan – Cigareve në Shkodër, nisi të eksportojë direkt për  Europën Lindore, në veçanti në Hungari, Poloni, Çekosllovaki, dhe Republikën Demokratike Gjermane. Mbi 3000 punëtoret e kësaj fabrike, ishin të kualifikuar për të nxjerrë në treg cilësinë më të lartë të mundshme. Musa Huta është një nga punëtoret e  parë të “Duhan – Cigareve” në Shkodër I cili tregon se kërkesa për punë cilësore ishte shumë e larte:

“Unë kam punuar aty për rreth 20 vite. Çdo ditë duhej të punonim me 110% fuqi dhe përqendrim pasi ne partia na cilësonte si të privilegjuar dhe  të rëndësishëm. Çdo proçes pune ishte I qartë për të gjithë dhe kontrolloret ishin të rrepte. Mjetet e punës dhe pajisjet, për kohën ishin të mira. Mbaj mend se duhani që prodhonim ishte fantastik. Ende sot më kujtohet aroma që kishte.”

Në vitet 1980 shumica e cigareve të prodhuara në Shqipëri eksportoheshin pasi ky ishte një burim i mirë valutor për buxhetin e qeverisë. Agia nga Gruemira ka punuar për më shumë se 20 vite në kultivimin e duhanit.

“Ishte viti 1963, në Mars, kur erdhen agronomët dhe na zgjodhen. Moren rreth 80 gra që sipas tyre ishin më të mirat për pëkujdesjen e duhanit. Na trajnuan se si ta mbjellim duhanin, si të kujdesemi për të, si ta vadisim por edhe proçesin e korrjes. Pas 10 vitesh u ngrita në detyrë dhe u bëra përgjegjese për të gjithë kooperativen ku isha unë. Duhej të analizoja cilësine e prodhimeve. Mbaj mend se për duhanin tonë na pati përgëzuar direkt edhe Enver Hoxha”.

 

Agronomi I Malësisë se Madhe në kohën e komunizmit, Sulejman Sufaj, tregon se prodhimi ishte jashtëzakonisht I madh:

“Vetem në kooperativen e Gruemirës kishte 1000 hektarë duhan të kultivuar dhe për shkak të cilësisë së mirë vlerësohej nga ministria me maksimumin, me 120 lek.11 mijë e 800 kuintal duhan dorëzonim në vit vetem nga ajo zonë ndërsa në total në Shkodër dhe Malësi të Madhe shkontë deri në mijëra kuintal. Pra një prodhim I jashtëzakonshëm dhe fitimet po ashtu.”

Enver Dusha, sot 85 vjeç, ka 70 vite që konsumon duhan pa e ndërprerë në asnjë moment.

“E nisa në moshën 15 vjeçare si një lojë me shokët dhe tani bëhën 70 vite që e pi. Në  vitet 60 deri në 90 kam konsumuar duhanin më të mirë. “Taraboshi” ishte fantastik. Kushtonte pak më shumë se të tjerët por ishte më I miri dhe duhej një mik për ta siguruar. Sot, duhani ka ndryshuar 100%, nuk e di nese mund ta quaj më duhan pasi është plot me mbeturina. As era cigare nuk I vjen më.”

Por industria e kultivimit të duhanit u shkatërrua gjatë tranzicionit duke humbur lavdinë dhe statusin e rëndësishëm në tregun europian. Shkatërrimi I  fabrikave të përpunimit të duhanit në vitet 1990 e sidomos në 1997 I dhanë goditjen e fundit. Sot, godina e famshme e “Duhan – Cigares” në Shkodër është një germadhe që rrezikon të shembet dita – ditës. Sot, banorët e Postribës, Gruemirës, Bajzës apo Guri të Zi, mbjelljen e duhanit e konsiderojnë si një burim  për të siguruar buken e gojës por shitja e tij nga qeveria shqiptare nuk lejohet. Vitet e fundit, ata janë përballur disa here me policine e shtetit e madje janë proçeduar edhe penalisht.

K.Zh

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here