Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vizituar sot Nishicën. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit përmes rrjetit social Facebook.
Meta shkruan se banorët e Nishicës vijojnë dhe i ruajnë fort traditat shqiptare.
Ja postimi i Metës:
Kënaqësi të vizitoja Nishicën, këtë fshat tepër punëtor që i ruan të forta traditat. Këtu ku këngët e para dhe të fundit janë për Riza Cerovën e Zylyftar Veleshnjën. Nishica u shndërrua një nga fushë betejat kryesore të betejës së Tendës së Qypit ku pushtuesit në shenjë hakmarrje për humbjen nuk lanë asnjë shtëpi pa djegur. I lumtur të shihja shtëpi të rindërtuara e toka të punuara me dashuri.