Wednesday, October 17, 2018

Nuk e trajtuan si duhet, shokët e shqiptarit godasin mjekun në Greqi

295
0

Një episod i dhunshëm ka ndodhur me një grup shqiptarësh në spitalin Ipokratio të Selanikut sot në orët e para të mëngjesit. Sipas dëshmisë së kryeinfermierit të urgjencës dhe infermieres, një grup prej 10 shqiptarësh shoqërues të shokut të tyre të sëmurë, debatuan për trajtimin e pacientit në kirurgjinë e urgjencës.

Mes debatit, kur kryeinfermieri u kërkoi te dalin nga urgjenca, sipas dëshmisë së tij, nje prej shqiptarëve e qëlloi me forcë në qafë, të gjithë bashkë transportuan mikun e sëmurë dhe u larguan ne drejtim te panjohur.

Episodi, që nuk është i vetmi në spitalet greke, dëshmon edhe njëherë pasojat e thella të krizës ne sferën e shëndetësisë, ku personeli tashmë është shumë i kufizuar dhe tejet i ekspozuar ndaj familjeve të pacientëve që nuk kanë trajtimin e duhur si vitet e mëparshme, vendas apo të huaj.

Lajmi ka marrë përmasa të mëdha, duke kryesuar në median televizive dhe të shkruar vendase,  si nje tregues akoma i situatës tragjike në sistemin publik shëndetësor.

Sipas kryeinfermierit dhe infermieres, grupi i shqiptarëve flisnin shqip mes tyre, ndërsa pacienti u regjistrua si shtetas shqiptar.

LEAVE A REPLY