Policët britanikë hyjnë të kontrollojnë shtëpinë, mbeten gojëhapur në derën e shqiptarit

0
1038

Në Britaninë e Madhe, një patrullë policie që ndaloi për kontroll në një shtëpi në Kenton, mbeti gojëhapur kur zbuloi “një fabrikë kanabisi të sofistikuar” që shtrihej në të 5 dhomat.

Policët shpejt e kuptuan se kishte diçka të dyshimtë në atë adresë në rrugën Charlton dhe zbuluan aty 400 bimë kanabisi gati për t’u korrur, në dhoma të pajisura me sistemeve të avancuara ndriçimi dhe ajrimi.

Policia arrestoi një shqiptar 27 vjeçar që dyshohet se është pjesë e një bande kriminale të organizuar me akuzën e kultivimit të kanabisit, vjedhjes së energjisë elektrike dhe hyrjes së paligjshme në Britaninë e Madhe.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: “Oficerët ishin duke patrulluar në zonën e Kenton dhe kontrolluan një adresë në Charlton Road, Kenton, Harrow, në lidhje me një incident që nuk kishte lidhje. Por në atë adresë ishte mëse e qartë për oficerët që kishte shumë rrethana të dyshimta.”

“Shtëpia ishte kthyer në një fabrikë të sofistikuar kanbisi dhe përbëhej nga 5 dhoma të mbjella me kanabis. Mbi to ishin instaluar sisteme moderne ndriçimi dhe ajrimi. Kjo ngarkesë duhej të vlentë një shumë të madhe parash për një bandë kriminale të organizuar.”

Shqiptari i arrestuar po mbahet në një stacion policor në në veriperëndim të Londrës ndërkohë që hetimi vazhdon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here