Monday, December 17, 2018

Prezantohet makina që kushton 5 mln euro

148
0

Çdokush që kërkon të marrë drejtimin e makinës “Bugatti Divo”, që u prezantua në panairin evropian të Parisit, nuk ka më mundësi, pasi të gjitha janë shitur.

Janë krijuar vetëm 40 makina të tilla dhe çmimi është jo pak i kripur, pasi ju duhet të paguani një faturë të lartë prej 5 mln eurosh.

Bugatti Divo pati premierën e prezantimit në gusht në Monterey të Kalifornisë. Secila prej makinave u shit para se të bëhej debutimin në Motor Show të Parisit të martën.

Modeli i shitur është i pajisur me një motor W16 me tetë litra, një Bugatti klasik, me 1500 kuaj fuqi.

Divo është projektuar për aerodinamikë maksimale.

Bugatti thotë se shpejtësia është “e kufizuar” në 380 km/h.

Ju nuk do të shihni “Divo”-n në rrugë deri vitin e ardhshëm kur të bëhen dërgesat e para.

Ndërkohë një Bugatti i pazakontë është në shfaqje në Motor Show të Parisit, i cili është i hapur për publikun deri më 14 tetor.

LEAVE A REPLY