Salianji, Taulant Ballës: Do të duheshin 5 vite për të mbuluar përfshirjet e tua në trafikun e drogës

0
760

Pas kërkesës së opozitës drejtuar Gramoz Rucit për përjashtimin e  tij nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet, reagoi vetë kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

“Edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua nje kamion me balte për te me mbuluar mua ne sytë e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe përplasen pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria kete baltosje te vazhdueshme!?”- u shpreh ai.

Por kundërpërgjigja e radhës ka ardhur nga deputeti i PD, Ervin Salianji. Në një status në Facebook, ky i fundit shprehet se “për të mbuluar përfshirjet e Ballës në trafik droge, do i duheshin 5 vite Ramës”.

“Për të mbuluar përfshirjet e tua Taulant, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat. Ti nga “furra” jote për 6 ditë nxorre tabulate telefonike “të skaduara”, por ato nuk bindin dot as miqtë e tu të krimit! Sot eshte dita për të thënë, nuk keni parë gjë akoma…,” shkruan Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here