Goditje ‘të paprekshmëve’, Xhafaj mbledhje urgjente me drejtuesit e policisë

0
646

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thirrur dje në mbrëmje në një takim urgjent drejtuesit Qendrore dhe Vendorë të Policisë së Shtetit. Fokusi i takimit, analizë mbi operacionin “Forca e Ligjit”, i cili ka hyrë në një fazë të re veprimi si në hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale të skanuara nga Task Forca Speciale ashtu edhe në veprimin aktiv të Policisë në territor për të identifikuar e ndëshkuar ashpër të gjithe individet te perfshire ne veprimtari kriminale e sidomos ata qe konsiderohen “si te forte” dhe “te paprekshem”

Ministri ka qene veçanerisht i ashper me ngjarjen e fundit te ndodhur ne Tirane duke theksuar nevojen per te reflektuar e nxjerre pergjegjesite konkrete. Xhafaj ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë të veprojnë me ashpërsi ndaj cilitdo që e konsideron veten “të paprekshëm” dhe sidomos ata qe kane ndertuar biznese mbi aktivitete kriminale

“Të forcohet kontrolli ne territor me nje kombinim me eficent ndermjet strukturave policore vendore me strukturat operacionale dhe forcat speciale ne qender, duke shkuar atje ku jane problemet e jo duke pritur te menaxhohen ngjarjet konkrete. Të thellohet analiza e të gjithë personave me aktivitet e precedentë kriminalë, të analizohen lidhjet e tyre dhe burimet financiare të dyshimta. Policia Kriminale të evidentojë, dokumentojë dhe të referojë sa më parë materialet në ngarkim të të gjithë atyre personave apo grupeve që ushtrojnë veprimtari kriminale në territor, krahas grupeve kriminale tashmë të skeduara qe jane ne proces hetimi. Të intensifikohet puna për kapjen e personave në kërkim per te cilet ka nje mandat arresti kombëtar apo ndërkombëtar. Të bashkëpunohet më mirë në qarqe me SHISH, Prokurorinë dhe Drejtorinë e Pastrimit të Parave”, tha Xhafaj.

Ministri Xhafaj ka lënë porosi të prerë për drejtorët dhe vartësit e tyre, të mos tolerohet askush ne perballjen me forcen e ligjit. Ministri ka theksuar se nuk ka grup apo organizate kriminale qe mund te perballet me autoritetin veprues te Policise dhe forces se ligjit, te zbatuar me kurajo e ashpersi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here