Reagon Thaçi: Kryeministri duhet të korrigjojë qëndrimin për dialogun

0
513
epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti Hashim Thaçi doli para mediave me një fjalim ‘aktakuzë’ të përgatitur ndaj kryeministrit Haradinaj dhe deklaratave që ky i fundit i ka pasur rreth idesë së Presidentit për ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Presidenti Thaci, që thyen rekord në përdorimin e fjalës “korrigjim”, tha se edhe kryeministri Haradinaj duhet të korrigjoj deklaratat e tij.

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën”, tha presidenti në konferencën e mbajtur për media.

Thaci tha se Kryeministri nduhet të korrigjohet, në të kundërtën ata që nuk korrigjohen, ndërrohen.

“Tek e fundit që pozitat tona nuk janë të përhershmë, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vinë, gjithësesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”, tha Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here