Fondi Monetar Ndërkombëtar është më optimist për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit. Nga 3.7% rritje të parashikuar në fillim të vitit, institucioni ndërkombëtarë në raportin e tij të fundit të ‘Pasqyrës ekonomike globale’ pret që rritja të shkojë në 4 %. Kjo është e njëjta normë rritje e parashikuar edhe nga Banka Botërore.

Sipas raportit vërehet se në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është një ndër vendet që do të ketë zgjerimin më të shpejtë ekonomik duke lënë pas Bosnjen, Bullgarinë, Kroacinë dhe Malin e Zi. Ndërsa për këtë vit panorama rezulton e përmirësuar për 2019 Fondi pret një rritje më të ulët se në Prill.

Në 2019-n, ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet me 3.7%, nga 3.8% që ishte parashikimi i mëparshëm teksa po përfundojnë dy projektet e mëdha si gazsjellësi TAP dhe Hidrocentrali i Devollit. Ndërsa për 2023-n, pritshmëritë kanë mbetur të pandryshuara në 4%.

LEAVE A REPLY