Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale M.M dhe B.M., vjeç 35 e 39 vjeç, banues në Gjirokastër e Memaliaj.
Arrestimi i tyre është bërë pasi në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M.M., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kg e 16 gr dhe B.M gjatë kontrollit personal, iu gjet e bllokua 2.4 gr lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.
Çështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.