Pjerin Ndreu: Deputetë të PD kanë vëllezër të dënuar për trafik droge në Angli

0
767

-Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i ftuar në emisionin ’45 minuta’, në Report Tv me gazetarin Denis Minga, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Ndreu ka folur për çështjen ‘Babalja’ e kthyer në qendër të vëmendjes, pas daljes së dosjes hetimore dhe përgjimeve të Albert Veliut me kunatin e tij, për inskenimin e ‘Babales’. Ndreu ka thënë se kjo dosje do të zbardhet tërësisht nga prokuroria, dhe se PD, do të demaskohet.

Ndreu lëshoi një deklaratë të fortë, kur tha se deputetë të Partisë Demokratike kanë vëllezër të cilët janë të dënuar për trafik droge në Angli. “Ti ke vëllezër deputetësh të dënuar për drogë të dënuar në Angli dhe me emra të ndërruar. Do i themi emrat kur të duhet. E dinë ata, që vëllezër të deputetëve të grupit parlamentar të PD, janë të dënuar për drogë dhe sot bërtasin shumë. Jam specialist unë i vjetër. Kemi ulur 60% vrasjet ne. PD duhet të tregojë, ku i mori të dhënat. A të ka bërë përshtypje? Për të dhënat për kriminalitetin, këta s’flasim me shifra”,- tha Pjerin Ndreu.

I ndalur tek dosja ‘Babale’, Ndreu nuk pranoi të japë më shumë të dhëna lidhur me institucionet shtetërore që kryeministri Edi Rama, paralajmëroi sot, se janë të përfshira në këtë dosje. “Sot Basha nuk e kupton sot se është futur në disa ulli, që ai është ai është i pastërvitur për to. Presim prokurorinë dhe Gjykatën t’i zbardhin këto ngjarje. Hetimi është në proces, dhe pritet verifikimi i fakteve që duhet të kthehen në prova. Kapacitetet e PS, janë të atij lloji që ne marrim vesh çfarë ndodh edhe brenda PD. Aty janë të shokuar nga kjo skenë skandaloze, iu vjen turp t’a përmendin Babalen.

Truri i këtij skenari do zbulohet nga prokuroria. Gjithë kjo insinuatë dhe fantazi se prokuroria manipulon provat, s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri. S’ka ndodhur kurrë që prokuroria të manipulojë provat. PD e ka si modë pune këtë gjë. Duan të dalin nga kjo situatë duke akuzuar prokurorinë. Prokuroria nuk ka fshehur dhe nuk do të fshehë asnjë provë. Nuk është ky problemi. S’kam koment për largimin e Visho Ajazit, s’jam i autorizuar t’i them. Nëse secili institucion, jo vetëm në varësi të komisionit, do vijë të përgjigjet para komisionit, sesi ka rënë pre e Babales, që pret lekë që ende s’ja kanë dhënë. Ndoshta nesër do të jemi në fazën e riekspertimit. Kryeministri e di të vërtetën dhe kjo është një bindje e tij. Unë jam ish-drejtues i lartë i policisë së Shtetit dhe kam burime më të forta se të Lul Bashës. Historia është më problematike sesa ka qenë deri tani. Ne do të demaskojmë çdo përpjekje për të mbuluar këtë gjë. Nëse institucionet janë implikuar do t’i thërrasim të japin llogari”,- tha Pjerin Ndreu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here