Një 28-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët për vrasjen e Makha Niang nga Senegali, natën midis 17 dhe 18 prillit.

I riu shqiptar është tanimë në burg, i akuzuar gjithashtu edhe për posedimin e një arme.

Tetë kamera sigurie janë skanuar nga hetuesit në Rimini, që çuan në zbulimin e autorit të vrasjes.

Shqiptari qëlloi për vdekje të riun senegalez, ndihmëskuzhinier në Itali.

Shqiptari u arrestua edhe më herët, por tani është zyrtarisht nën akuzë për vrasje.

Bashkë me 28 vjeçarin shqiptar është arrestuar edhe një bashkatdhetar i tij, të akuzuar për vjedhjen e një ndërtese në Sant’Ermete.

LEAVE A REPLY