Xhafaj i përgjigjet Bashës me shifra: Pa kompromise kundër krimit

0
694

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha per kriminalitetin në vend.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Xhafaj tha se puna e qeverisë është pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet janë të vërteta.“Basha, tha sot:“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite
Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, tha Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here