‘Brande Finance’/ Shqipëria nuk figuron në listë

0
698

Sipas publikimit te fundit te raportit te “Shteteve si brend per 2018” nga kompania konsultative globale BRAND FINANCE, Shqipëria nuk figuron fare në këtë listë brendesh me pjesëmarrjen e 100 shteteve nga e gjithë Bota.

Nga rajoni ballkanik kanë mundur të hyjnë vetem tre shtete dhe ato janë Sllovenia, Kroacia dhe Serbia. Mes 100 shteteve të renditura në këtë liste, 14 i përkasin vendeve nga Europa Lindore ku Polonia është renditur më mirë me një vlerësim brendi prej 654 miliardë dollarë.

Ndërsa nga Ballkani Sllovenia renditet më mirë me një kapacitet vlerësimi të brendit prej 82 miliardë dollarësh dhe renditet në vendin e 62, më pas vjen Kroacia në vend të 77 me një kapacitet vlerësimi të brendit me 42 miliardë dollarë dhe në vend të 80 Serbia me një vlerësim të brendit prej 40 miliardë dollarësh. Sipas këtij raporti 9 shtete nga Europa juglindore presin radhën për të qenë pjesë e kësaj liste vlerësuese globale ku të favorizuara sipas radhës janë Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia, Bjellorusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Shqipëria pa asnjë shanc fare.

Këtë liste e kryeson SHBA me 26 mijë miliardë dollarë, pastaj Kina me 13 mijë miliardë dollarë dhe Gjermania me 5200 miliardë dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here