Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në studion e Ora News, thotë se mazhoranca aktuale qeveris me batuta dhe manipulim të dhënash, ndërsa Prokurorinë e konsideron si “dele”.
Duma: Ne kemi komunikimin, fjalën, denoncimet, ata kanë mjetin, dhunën, presionin, manipulimin. Kur jemi në një pseudo-demokraci, mjeti i vetëm i diktaturës është të manipulosh të dhënat dhe të dalësh nëpër ekrane dhe të japësh batuta dhe të qeverisësh me batutaxhinj. Njëri thotë artisti, tjetri thotë aktori. Prin veprimin e prokurorisë dhe prokuroria si një dele, krejtësisht e ç’integruar, çfarë thotë kryeministri e bën realitet ekzaktësisht ashtu. Nuk ka gjë më të pacipë për sa i përket guximit. Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë nivel të sofistikuar. Këtu u thuhet njerëzve, unë jam kryeministri, jam kryeprokuror dhe unë i them një komisari policie horr.