Shëndeti mendor, Meta: Angazhim i mësuesve dhe prindërve për parandalimin e këtyre sëmundjeve

0
609

Presidenti i Republikës Ilir Meta nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në Facebook ka kërkuar “domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë”.

Mesazhin Kreu i Shtetit e percolli në ditën botërore të shendetit mendor.

Ja postimi i tij i plotë në rrjetet sociale.

Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, dua të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit, për ekuilibrin mendor të një personi.
Duke iu bashkuar sloganit të OKB-së, “Të rinjtë dhe shëndeti mendor në një botë që ndryshon”, apeloj domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here