Monday, December 17, 2018

Publikohen fotot e pedofilit shqiptar që abuzoi me mbesën dhe të miturat greke

326
0

Policia greke ka publikuar fotografitë e 55 vjeçarit shqiptar i arrestuar më 16 shtator të këtij viti në Rodos për pedofili.

I arrestuari është Sulo Senka, i cili akuzohet se që prej vitit 2007 deri në vitin 2013 ka përdhunuar 4 vajza të mitura. Mes fëmijëve të abuzuar është edhe mbesa e tij.

Mediat greke shkruajnë se 55 vjeçari shqiptar i njihte vajzat me të cilat abuzonte. Mbesën e tij 14-vjeçare ai tentoi ta përdhunonte në vitin 2009, por nuk ia kishte arritur.

Sulo Senka i joshte fëmijët duke u dhënë para ose duke i kërcënuar. Ai u zbulua nga dëshmia e një nxënëseje 14-vjeçare, e cila deklaroi se vjeçari shqiptar e takonte dy apo tre herë në javë dhe i jepte 4 Euro, duke i thënë se ajo që do të bënte me të ishte normale.

Një tjetër fëmijë u përpoq ta joshte me 20 Euro dhe e kërcënoi se do të pendohej nëse nuk pranonte.

LEAVE A REPLY