Tuesday, April 16, 2024
Home Politikë Braçe përplaset me Ahmetaj për FSHF: Nuk do ta mbyll gojën!. Fino...

Braçe përplaset me Ahmetaj për FSHF: Nuk do ta mbyll gojën!. Fino duartroket

0
680

 Ministri i Financave Arben Ahmetaj është thirrur në interpelancë nga deputeti Erjon Brace, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë lidhur me ligjshmërinë fiskale të FSHF-së.

Në fjalën e tij ministri Ahmetaj foli për rezultatet pozitive të qeverisë Rama por duke anashkaluar përgjigjen e drejtëpërdrejtë.

“Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën para individëve dhe instiutcioneve që kanë fituar imunitet fiskal qofshin nderi apo llumi i kombit. Përpara ligjit fiskal janë të barabartë dhe kanë detyrime të paguajnë tatime e taksa. Pse u dashka ti jepet imunitet fiskal?! Po bëni detyrën dhe shkoni e trokisni në çdo dyqan, kafene e qebaptore, e mirë bëni por këta të mëdhenjtë kur do të paguajnë. Këta që administrojnë miliona lekë e që dalin e mburren nga mëngjesi në darkë. Duhet të jemi të parët” u shpreh Brace.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here