Monday, December 17, 2018

Celula Xhihadiste, Apeli konfirmon dënimin për shqiptarin dhe bashkëshorten italiane

406
0

Gjykata e Apelit të Milanos ka konfirmuar dënimin me 9 vite burg për Maria Giulia Sergio, e para femër italiane foreign fighter e shtetit islamik ISIS, e njohur si Fatima, bashkëshortja e shqiptarit Aldo Kobuzi, i shpallur dhe ai në kërkim për pjesëmarrje në aktivitet terrorist.

Operacioni “Martesa” i Antiterrorizmit italian i ekzekutuar më 1 korrik të 2015 çoi në shkatërrimin e një celule terroriste italo-shqiptare me bazë në Itali e në arrestimin e anëtarëve të dy familjeve italiane e shqiptare të konvertuara në islam e në lidhje krushqie me njëra-tjetrën.

Akuza ndaj tyre ishte pjesëmarrje në aktivitet me qëllim terrorizmi ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit motivon rikonfirmimin e vendimin të saj se “italiana Maria Giulia Sergio konsiderohet si një person ekstremisht e rrezikshme në veprimet e saj, që përmes Skype bisedonte me familjen në Itali duke propagonduar programin terrorist të shtetit islamik me vetëdijen e saj të plotë si dhe kryente një aktivitet konkret si përkrahëse e ISIS.

Gjykata e Apelit të Milanos ka konfirmuar dhe dënimin me 10 vite burg për shqiptarin Aldo Kobuzi, bashkëshortin e italianes, i cili prej vitit 2014 rezulton të jetë larguar në Siri si luftëtar i ISIS.

LEAVE A REPLY