Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim te veçante një grup nxënësish të Kolegjit arbëresh “Shën Adriano” në Shën Mitër Koronë, institucionin arsimor ku ka dhënë mësim Jeronim De Rada dhe ka studiuar Luigj Gurakuqi.

Takimin e ka bërë publik në faqen e tij në facebook vetë kreu i shtetit i cili shkruan se “Elita intelektuale e arbëreshëve të Italisë, me përkushtimin dhe dashurinë ndaj mëmëdheut të tyre, kanë rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e gjuhës, traditave e riteve të të parëve, si dhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj”

Ja postimi i plotë i Metës në facebook:

Mirëprita me shumë kënaqësi, një grup nxënësish të Kolegjit arbëresh “Shën Adriano” në Shën Mitër Koronë, institucionin arsimor ku ka dhënë mësim Jeronim De Rada dhe ka studiuar Luigj Gurakuqi.
Elita intelektuale e arbëreshëve të Italisë, me përkushtimin dhe dashurinë ndaj mëmëdheut të tyre, kanë rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e gjuhës, traditave e riteve të të parëve, si dhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj. I inkurajova jo vetëm të forcojnë më tej inteligjencën arbëreshe por edhe të rrisin shkëmbimet kulturore me bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri, si mënyra më e mirë për t’u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin.
Ju premtova se shumë shpejt do t’i vizitoj edhe unë në Kolegjin e tyre, shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.

LEAVE A REPLY