Tuesday, April 23, 2024
Home Aktualitet Shqipëria lidh marrëdhënie diplomatike me Saint Kitts dhe Nevis

Shqipëria lidh marrëdhënie diplomatike me Saint Kitts dhe Nevis

0
635

Shqipëria ka vendosur të krijojë marrëdhënie diplomatike me Saint Kitts dhe Nevis.

Vendimi i marrë sot në mbledhjen e qeverisë, ka hyrë me urgjencë në fuqi dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Për të gjithë ju që nuk e dini se çfarë është ky shtet thuajse i pa dëgjuar, ju bëjmë me dije se janë ishuj në Oqeanin Atlantik.

Ky është shteti sovran më i vogël në hemisferën perëndimore, ndërsa është pjesë e Komonuelthit të Mbretëreshës Elisabeta e II-të.

Kryeqyteti është Basseterre në ishullin më të madh të Shën Kitts. Ishulli më i vogël i Nevisit është afërsisht 3 km në juglindje të Shën Kitts, i lidhur me një kanal të cekët të quajtur “The Narrows”.

Shën Kitts ishte shtëpia e kolonive të para britanike dhe franceze në Karaibe, dhe kështu u titullua edhe “Kolonia e Nënave të Indive Perëndimore”.

Ishulli është i njohur për llogaritë e shumta bankare offshore. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here