U kap me 100 mijë paund kokainë, shqiptari burgoset për një shumë modeste

0
1043

Një i ri shqiptar u kap duke trafikuar një kilogram kokaine në një park makinash në Plymouth, duke shkaktuar një ndjekje dramatike të policisë.

Olsi Dama, 29 vjeç, është burgosur për transport droge nga Londra.

Mediat britanike bëjnë me dije se emigranti i paligjshëm u arrestua në një parking makinash.

Dama u dënua me 3 vjet e katër muaj burgim. Gjyqtari Jason Newton-Price, tha: “Ju keni dashur të bëni para në mënyrë të lehtë, por kjo është lojë e rrezikshme”.

Dama, banues në Palmers Green, Londër, u arrestua në orën 4 të mëngjesit më 14 gusht me një kilogram kokainë në makinën e tij “Volvo”.

Vlera e drogës nëse do të shitej në rrugë në porcione do të sillte fitime nga 50 000 deri 100 000 paund.

Duke folur nëpërmjet një përkthyesi, ai u deklarua fajtor në gjykatën e Plymouth Crown për posedim të drogës të klasit A.

Ai do të përballet me dëbim pasi të kryej burgimin.

Prokurori, Jason Beal tha se oficerët gjetën 1 kg kokainë të fshehur në pjesën e pasagjerit, ndërsa shtoi se pastërtia e saj ishte 59%, e blerë me një çmim shumice nga 28.000 deri në 35 000 paund.

Por prokuroria shtoi se kokaina kishte një vlerë prej 50 000 deri 100 000 paund në rrugë.

Avokati Michael Green, tha se klienti i tij ishte emigrant i paligjshëm i cili pranoi  500 paund për të transportuar pakon me kokainë në Plymouth, marrëveshje e cila ishte bërë pas takimit me një njeri në një restorant në Londër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here