Tuesday, December 11, 2018

“Anti-Shpifja”, Rama: Përgjegjësia e fjalës iu duket diktaturë

125
0

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me paketën anti-shpifje, e cila sipas tij, do të synojë t’i vë “fre” atyre që abuzojnë me deklarata të rreme.

Shefi i qeverisë thotë se  përgjegjësi për fjalën  ka filluar t’ju duket diktaturë, por kryeministri thekson se ka ardhur koha të faktojnë ata që thonë ose në të kundërt të dërgojnë para për kopshtet e shkollat.

Rama ka shkruar në “Twitter” ku thekson se: “Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq🤭Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur,për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë🤧Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur”, thuhet në reagimin e Ramës.

LEAVE A REPLY