Tuesday, December 11, 2018

Basha e Salianji sot në Prokurori për “Xhisielën dhe “Babalen”

89
0

Sot është ftuar për tu paraqitur në Prokurori për dy çështje të ndryshme  kryetari i Partisë Demokratike Lulzim  Basha dhe deputeti Ervin Saljanji.

Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”.  Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.

Partia Demokratike paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD për shpifje. Por ndërkohë në të njëjtën  ditë por jo në të njëjtin orar, deputeti Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si person nën hetim për çështjen Babalja.

Saljanji do të pyetet nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar  Xhafaj-Babalja, por dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka  ushtruar  presion ndaj  Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për  çështjen, “Babalaja”.

LEAVE A REPLY