Në Mat po i jepet lamtumira tre personave të cilët u vranë një ditë më parë, ku dy prej tyre ishin punonjës bashkie, ndërsa një i tretë banor i zonës. Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe stafi i bashkisë së bashku me këshillin bashkiak, ndërsa merrte pjesë edhe deputeti Përparim Spahiu. Bashkia Mat vendosi një fond prej 1 mln lek për shpenzimet e varrimeve për tre viktimat që dje u shpallën “Qytetar Nderi”.

Si ndodhi krimi

Autori Kujtim Koxha, rreth orës 12:30 të mesditës ka qenë në lokalin e fshatit, kur brenda ambientit kanë hyrë punonjësit e bashkisë për të ngrënë drekë. Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij.

Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Aliaj mësohet se ka qenë në gjendje të dehur. Më pas autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën automatik dhe është kthyer në lokal duke qëlluar punonjësit e bashkisë që po konsumonin drekë.

Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

LEAVE A REPLY