Saturday, September 21, 2019

Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll dhe gjobit disa subjekte

203
0

Në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor pranë institucioneve arsimore në vend si shkolla, kopshte, çerdhe AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Në njoftimin e AKU-së thuhet se “nga trupat inspektuese janë marrë 65 masa administrative me paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën  1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti.”

Ndërkohë gjatë  inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

LEAVE A REPLY