Wednesday, October 17, 2018

Më thikë dhe sëpatë, shihni si grabiste 25 vjeçari shqiptar i burgosur

420
0

Një grabitës shqiptar është dënuar me pesë vite e 4 muaj burgim.

Petrit Paluca, 24 vjeçar, në hapësirën e dy muajve, në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, kishte kryer 6 grabitje në Parma, i armatosur me thikë dhe sëpatë.

Ai ishte gjithashtu autor i grabitjes së qendrës së basteve në rrugën “Spezia” dhe ndoshta edhe autori i shumë grabitjeve të tjera të pa zbardhura.

Grabitja ndodhi më 28 dhjetor 2017, ku u grabit qendra e basteve “Goldbet”. Shqiptari i armatosur me thikë dhe i maskuar me një shall, arriti të merrte shumën e parave dhe u largua më pas në këmbë.

Në një grabitje tjetër, 25 vjeçari ishte me një bashkëpunëtorë duke arritur të grabisin 1700 euro në një biznes.

Ai u identifikua nga policia u arrestua pranë një klubi nate, ku në xhepin e tij kishte disa kartëmonedha.

I riu shqiptar, i pa strehë në Parma, kishte pasur edhe më herët precedentë penalë për vjedhje.

LEAVE A REPLY