Monday, December 17, 2018

Tiranë, 18-vjeçari plagoset me armë zjarri në “Selitë”

181
0

Një 18-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë. Ngjarja ndodhur rreth orës 12:45, ku persona ende të paidentifikuar plagosën me armë zjarri shtetasin M.Sh.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konfliktt të çastit për motive të dobëta.

Policia thotë se i plagosur mori plagë në këmbë, ndërsa u dërgua në spital për ndihmë mjekësore në spital.

“Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit”, sqaron policia.

Ndërkohë po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.

LEAVE A REPLY