Wednesday, October 17, 2018

Tiranë, me drogë, armë dhe municione në makinë, kapen tre persona

240
0

Tre persona janë arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në makinë u kapën me një sasi prej 1 kg kanabis, armë zjarri dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjinatura”u arrestuan:

– Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

– Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë.

– Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

“Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E. M., dhe Sh. J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa shtetasit H. K., dhe B. H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak”, sqaron policia.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”

– armë zjarri automatik

– 3 krehëra metalik arme zjarri

– 442 fishekë arme zjarri Model 56

– 129 fishekë arme zjarri Model 54

– automjet Mercedez Benz

– 3 aparat celular

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

LEAVE A REPLY