Monday, October 15, 2018

Tiranë, vritet me thikë një 30-vjeçar

86
0

Një 30-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat.

Sipas policisë, viktima është identifikuar me iniciale H. H., 30 vjeç.

Në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës sqaron se fillimisht 30 vjeçari ka marrë plagë në trup me mjet prerës.

Në lidhje me ngjarjen policia shpallir në kërkim shtetasin M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin  H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY