Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se kryeprokurorja Arta Marku ka zgjedhur të jetë avokate dhe kamikaze e kryeministrit, duke shtuar se ajo nuk guxon të thërrasë kryeministrin për dy paditë e ngritura ndaj tij.

Postimi i plotë i Vasilit: 

Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj.

Prokuroria ka marre persiper te jete avokate dhe kamikaze e kryeministrit.

Dy padi te pakapërcyeshme rendojnë keqas mbi kryeministrin.

Prokuroria nuk guxon ta thërrasë,ta pyesë ta procedoje kryeministrin e paditur,te vetëshpallur fajtor.

Prokuroria ka vendosur te jete kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër Kushtetutës.

Dihet boterisht se ç’ndodh kur je kundër popullit dhe ligjit,dihet edhe fundi i kamikazëve.

Tanimë prokuroria e zgjodhi fatin e vet….

LEAVE A REPLY