Friday, April 19, 2024
Home Kronika Itali, arrestohen dy kushërinj shqiptarë, shpërndarës kokaine

Itali, arrestohen dy kushërinj shqiptarë, shpërndarës kokaine

0
940

Policia italiane ka vënë në pranga dy kushërinj shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge.

Arrestimi i tyre u bë nga karabinierët në Viterbo pasi mbaheshin në vëzhgim prej disa ditësh, pasi shpërndanin kokainë.

Mediat italiane nuk bëjnë publik identitetet e dy shqiptarëve, por ata janë të moshës 20 dhe 36 vjeç.

Shqiptarët u kapën në posedim të një sasie prej 7.4 gram kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Dy shqiptarët përfunduan në paraburgim në Karabinierinë e Viterbos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here