Luan Rama: Në Shkodër, veç me taku e me u ç’mall me zotni Nardin…

0
1232

Në Shkodër, veç me taku e me u ç’mall me zotni Nardin…

Nard Bushatin, zotni Nardin, siç e thërrasin të gjithë, e kam njohur në tetorin e vitit 1986, plot 32 vjet më parë; unë student e ai drejtor i Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” në Shkodër.

Dhe në katër vjet që unë isha student atje, Klubi i Rinisë m’u bë shkolla e dytë falë këtij zotnie, për të cilin në shenjë mirënjohjeje e nderimi, shkova enkas dje në Shkodër.

Shkova me e taku e me u ç’mall, shkova me e falenderu me gjithë zemër që më ka dasht’ e më ka ndihmu të bëhem pjesë e jetës kulturore dhe artistike të Shkodrës, në atë vatër me emrin Klubi i Rinisë, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë artistët e Shkodrës apo që jeta i lidhi me Shkodrën.

Me zotni Nardin i kujtuam të gjithë; të ndjerin Hilmi Tukaj, regjisorin që nuk mërzitej kurrë e Bardh Lukën, shembullor në çdo gjë. Dhe gjithë të tjerët, të gjithë…

Mirëmjohje e nderim zotni Nardi!

T’u rrittë ndera zotni Nardi!
Jetë të gjatë zotni Nardi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here