Saturday, April 13, 2024
Home Politikë “Sporti në derexhe”, Boçi: Kampioni Briken Calja është harruar

“Sporti në derexhe”, Boçi: Kampioni Briken Calja është harruar

0
718

Sportistët në Shqipëri vijojnë të mos trajtohen siç duhet nga institucionet përkatëse, ndërsa për këtë ka shprehur shqetësimin edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Ai shkruan në “Facebook” se sporti në Shqipëri është në derexhe dhe për këtë bënë përgjegjëse direkte maxhorancën shqiptare.

Për të kuptuar më mirë se ku ndodhte sporti në Shqipëri, deputeti sjellë në vëmendje rastin e Briken Caljas, i cili prej vitesh është kampion absolut në Shqipëri dhe në karrierën e tij ka siguruar shumë trofe, duke u shpallur edhe kampion europian.

“Megjithëse u miratua me tam-tame, vetëm pas katër vitesh në qeverisje, Ligji për Sportin u paraqit sikur do sillte mrekullinë e tetë në Shqipëri.

Ishte postjehona e europianit të kombëtares e pragzgjedhjesh dhe paragrafët e ligjit u shoqëruan me emfaza që po t’i lexosh e t’i krahasosh me gjendjen e sportit e sportisteve elitarë sot, te vjen një ndjenjë përzierje e pandarë. Sporti sot as financohet, (vetem) as mbështetet dhe për atë as nuk flitet, përjashto ndonjë mohikan.
Në këtë derexhe është sporti. Ndërsa ndërtimet e stadiumeve, apo ndonjë terreni, dukshëm nuk janë qarje zemre për të, por për ndërtuesin-klient të rradhës. Rastet e përçmimit e mosvlerësimit të sportistëve elitarë janë të shumta.

Po sjell sot vetëm një. Atë të Briken Caljes, i shpallur para pak ditësh qytetar nderi i Cërrikut.
Brikeni Calja është peshëngritës i Ekipit Kombëtar që nga 2005. Prej 14 vitesh Kampion Kombëtar absolut.
18 Medalje ari europiane dhe 2 Medalje bronzi botërore. 1 medalje në Lojrat mesdhetare. Sportisti me rezultatet më të larta në Lojrat Olimpike. 2 here Kampion Europe në kampionatin e fundit në Rumani 2018.
Kampion i trefishtë i Europës me 3 medalje Ari. Megjithëse ka lartësuar flamurin shqiptar, Brikeni
nuk është pritur ende nga asnjë instutucion shtetëror, duke filluar nga Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit e Sportit, Kryeministria. Me e keqja është se Brikenin duan ta shpërblejnë vetëm për një medalje. Por as këto para nuk ja kanë dhënë prej 28 marsit, kur u shpall dhe Kampion Europe.
Kjo është e vërteta e hidhur e sportistëve që vuajnë mosvlerësimin moral e financiar të shtetit të sotëm.”, shkruan Boci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here