Friday, April 12, 2024
Home Aktualitet Veliu-Henzler: “Forca e Ligjit”, mundësi shumë e mirë për të luftuar krimin...

Veliu-Henzler: “Forca e Ligjit”, mundësi shumë e mirë për të luftuar krimin në Shqipëri

0
791

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, priti në takim një delegacion gjerman që kryesohej nga Zv/Presidenti i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler.

Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, mbështetja e projektit “ORKA” për identifikimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, si edhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe identifikimi i fushave, në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu në fjalën e tij tha ndër të tjera se ky bashkëpunim i frytshëm është vazhdimësi e bashkëpunimeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.

Veliu: Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me kolegët gjermanë është një bashkëpunim shumë serioz dhe konkret në drejtim të luftës ndaj paligjshmërisë. Bashkëpunimet e shumta me palën gjermane kanë qenë faktor kyç i suksesit në luftën ndaj krimit.

Më tej Veliu çmoi si shumë të rëndësishme mbështetjen nga ana e Policisë gjermane për Policinë shqiptare në tërësi dhe për Task – Forcën në veçanti, asistencën profesionale ofruar policisë shqiptare gjithashtu dhe bazën logjistike.

Nga ana e tij, Henzler u shpreh se tashmë është ngritur një bazë e shkëlqyer për ta çuar më tej bashkëpunimin mes dy policive duke ndërmarë iniciativa të përbashkëta në varësi të situatës së krimit në Shqipëri, në Gjermani dhe pse jo edhe më gjerë në Europë.

Duhet të identifikohen qëllimet e përbashkëta, – tha ai, – edhe në kuadër të projektit “ORKA” që do të nisë së shpejti në Gjermani në bashkëpunim edhe me Task – Forcën “Forca e Ligjit”, që është një mundësi shumë e mirë për të luftuar krimin në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here