Mesatarisht një fëmijë në pesë në botë, vjen në jetë nga lindje me operacion, në vend të asaj natyrale. Rreziku i lindjes me operacion thuajse është dyfishuar në nivel botëror, nga viti 2000 deri në 2015.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i publikuar në revistën shkencore “Lancet”, i zhvilluar në 169 shtete të ndryshme.

Vendet me shifrat më të ulëta janë Finlanda me 15.5% të lindjeve me operacion në 2015, Norvegjia me 16.1%, Suedia me 17.3%, Britania e Madhe me 26%.

Ndërkohë vendet më në rrezik janë Republika Domenikane me 58.1%, Brazili dhe Egjipti me 55.5% dhe Turqia me 53.1%.

Arsyet e praktikimit të lindjeve me operacion mund të jenë disa, mes tyre komplikimet shëndetësore, një formë mbrojtje nga ana e mjekut por edhe zgjedhje e nënës.

Autori i studimit Gerard Visser, docent në University Medical Centre, thotë se për të reduktuar lindjet me operacion është e rëndësishme që të informohen dhe mbështeten femrat gjatë dhimbjeve.

Sipas tij shtatzënia dhe dhimbjet e lindjes janë procese normale dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk mbartin asnjë rrezik, as për nënën dhe as për foshnjën.

LEAVE A REPLY