Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Dibër, goditi me sende të forta një 48-vjeçar, kapet pas 3 muajsh...

Dibër, goditi me sende të forta një 48-vjeçar, kapet pas 3 muajsh autori

0
556

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej muajit korrik.

Në pranga u vu Bujar Toska, banues në fshatin Fushë- Alie, Dibër.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 15.07.2018, për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin H.P, 48 vjeç, dhe u largua nga vendngjarja ku dhe u shpall në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër për këtë shtetas ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje” .

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here