Shqipëria luan sonte në mbrëmje në orën 20:45 ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve. Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për të përcaktuar vendin e parë nëgrupun tonë.
Panucci do të luajë me vendosjen e tij të zakonshme 4-3-3. Në portë dotë luajë Strakosha; në mbrojtje Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Lenjani; mesfusha do të formohet nga Basha, Xhaka, Memushaj, ndërkohë që Grezda dhe Uzuni do të mbështesin Balajn të vetëm në sulm.
Sfida e parë në Shqipëri, u mbyll me fitoren e kuqezinjve, 1-0, me gol të Xhakës, ndërkohë që në grupin C1, teksa edhe Izraeli e Skocia kanë luajtur nga dy ndeshje, të tria ekipet numërojnë nga 3 pikë.