A funksionon ILDKPKI? Asnjë zyrtar i lartë i dënuar për fshehje pasurie

0
549

Procesi i Vetingut në drejtësi dhe mungesa e dënimeve për zyrtarët e lartë ka vënë në pikpytje eficëncën e inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit Pasurive. Pavarësisht shumë rasteve të kallëzura në prokurori mes tyre 19 deputet, ministra dhe kryetar bashkie, gjykata s’ka dhënë asnjë dënim për fshehje pasurie apo konflik interesi. Pyetja ngrihet, nëqoftëse ngërci është mungesa e eficencës së inspektorëve të ILDKP-së apo prokuroria?    

Procesi i vetingut edhe pse është në faze fillestare  dhe ka shqyrtuar vetëm  listën prioritare, ka rrëzuar pothuajse gjysmën e prokurorve dhe gjyqtarëve.

Në pjesën më të madhe të vendimeve, shkak i përjashtimit nga sistemi është bërë pasuria,  edhe pse ata në bazë të ligjit kanë raportuar dhe janë hetuar periodikisht që nga vitit 2003, nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.  Pikërisht procesi i vetingut vuri në pikpyetje e eficencën  e Inspektoratit, një institucion që anagzhohet të kalojë në sitë pasurinë e politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë.

Në shum raste ILDKP, ka referuar çështje në prokurori por pa rezultat, për të faktuar shkelje konkrete të ligjit dhe për të pasur zyrtarë apo politikan të dënuar.

Ky institucion shpesh ka qënë pre e akzuave të prokurorve dhe gjyqtarëve që preken procesin e vettingut,  duke e akuzuar  për mungesë eficencë por dhe si instrument sulmi apo presioni.

Në vitin 2015, ky institucion u akzuar ashpër edhe nga deputeti Tom Doshi, i cili u padit për fshehjen e 23 milion eurove, çështje e cila u pushua më vonë nga gjykata.

Tom Doshi, 15 maj 2015: Të gjitha këto janë shpifje dhe sajesa. Unë qysh në 2005 që kam hyrë në politikë, i kam deklaruar të gjitha. 

Në vitin 2017, ILDKP kallëzoi penalisht 72 zyrtarë të lartë dhe ka vendosur 314 gjoba, por deri më sot nuk kemi asnjë zyrtarë të denuar. Nga viti 2004 deri në vitin 2018, ildkp bën me dije se janë plot 19 deputetë, ministra dhe kryetarë bashkie që kanë fshehur pasurinë.

Pyetja ngrihet pse deri më sot nuk ka të dënuar?  Problem është eficenca e ispektorëve  apo prokuroria?   Kreu i  këtij institucioni  Shkëlqim Ganaj e ka deklaruar disa herë në komisionet parlamentare se prokuroria nuk i merr parasysh referimet e ILDKP-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here