Krimi në Tiranë, Xhafaj-Bashës: Në 2010 dyfish më shumë vrasje

0
642

”Forbes” e cilëson Tiranën si qytetin më të sigurtë në Evropë dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, publikon në Twitter statistikat e kriminalitetit. Përmes rrjetit social, ministri shkruan se Lulzim Basha është paraardhësi i tij në detyrë, më i paaftë.

”Shpifje dhe e pavërtetë! Lulzim Basha, ish-ministri më i paaftë deklaroi se: ”Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë”,-shkruan Xhafaj në rrjetet sociale duke cituar kreun e PD.

Sa i takon shifrave të vrasjeve në vitin 2010 kur Basha ishte ministër i Brendshëm dhe në 2017 e 2018, kur në këtë detyrë është Fatmir Xhafaj, rezulton se dy vitet e fundit ka pasur dy herë më pak vrasje se 8 vite më parë.

Xhafaj thekson se qeveria i ka shpallur luftë pa kompromis grupeve kriminale, të skeduara tashmë. ”Forca e Ligjit vepron e do të vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën, kyeqytetin tonë! E vërteta flet me shifra më shumë se me fjalë”.

Fatmir Xhafaj@FatmirXhafaj

1/2 SHPIFJE dhe E PAVËRTETË! Lulzim Basha, ish-ministri më i pa aftë deklaroi se: “Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë”. http://top-channel.tv/2018/10/09/forbes-tirana-vendi-me-i-sigurt-ne-evrope/ 

Forbes: Tirana, vendi më i sigurt në Evropë

Forbes: Tirana, vendi më i sigurt në Evropë

“E shndërruar në një qendër për Europën, Tirana është duke përjetuar apoteozën e saj të shkëlqimit nën patronazhin e kryebashkiakut të ri në moshë, Erjon Veliaj”. Kështu shkruan revista prestigjioze…

top-channel.tv

Fatmir Xhafaj@FatmirXhafaj

2/2 Luftë pa kompromis ndaj këtyre grupeve kriminale, të skeduara tashmë. “Forca e Ligjit” vepron e do vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën kyeqytetin tonë! E VËRTETA flet me shifra më shumë se me fjalë! pic.twitter.com/OtozusSFN3

View image on Twitter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here