Meta në Curraj të Epër-Tropojë: Ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të Alpeve shqiptare

0
1132

Presidenti Ilir Meta vazhdon vizitën e tij në Tropojë.

Ai sot ishte në Curraj të Epër, në zonën e Nikaj Mërturit, dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë që “ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse”, siç shkruan Presidenti Meta.

Ja postimi i plotë i kreut të shtetit.

Në bujtinën e Lazër Ndue Kolbuçaj në Vranë të Curraj të Epërm. E falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë.
Me hapjen për herë të parë të rrugës që lidh Lekbibaj me Curraj të Epërm ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse.
Banorëve të mrekullueshëm të kësaj treve iu uroj: Pritshi mirë gjithmonë në kullat tuaja në Nikaj-Mërtur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here