Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Nesër konkursi për ‘Patrullë e Përgjithshme’, çfarë ju skualifikon

Nesër konkursi për ‘Patrullë e Përgjithshme’, çfarë ju skualifikon

0
673

2700 aplikantë do t’i nënshtrohen nesër fazës së parë të konkursit për “Patrullë e Përgjithshme” në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema pohoi se këta konkurrentë do të garojnë për 150 vende boshë. Në një deklaratë për mediat Mema tha se nesër do të jetë faza e parë e konkurrimit, ndërsa tha edhe disa nga pikat që duhet të kenë parasysh të gjithë aplikantët, pasi mund t’u rrezikohet kualifikimi.

“Nesër është konkursi për ‘Policinë e Shtetit’, për ‘Patrullë e Përgjithshme’. Është faza e parë konkurrimit dhe ata testohen për njohuritë që kanë marrë në shkollën e mesme. Më pas është testimi fizik dhe psikologjik. Një rëndësi të madhe ka qenë të gjithë aplikantët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi; pasaportë/ kartë identitet dhe nuk duhen të futen në sallë me aparate celularë. Përsa i përket udhëzime të tjera, ata do të njihen me të gjitha procedurat e tjera në këtë fazë të parë.

Përsa i përket testit për ne si polici është me rëndësi, pasi duhet të jemi korrekt, pasi kemi 18 aplikantë për një vend, që tregon edhe interesin që kanë të e rinjtë tanë për të kontribuar në polici. Ndaj duhet ta vlerësojmë maksimalisht që të zgjedhim njerëz të aftë. Fazat e testimit do të jenë të njëpasnjëshme. Ata duhet të jenë të qetë që të mbushin fletën e skantronit, pasi shumë prej tyre skualifikohen. Ajo jep në mënyrë të koduar përgjigjen e saktë apo jo të aplikantit. Rezultatin e fazës së parë e marrin në sallë aplikantët. Nuk ka komision, dhe njerëz që do të merrem me përpunimin e pyetjeve, por atë e bën kompjuteri. Aplikantët kontrollojnë njohuritë e shkollës së mesme”, tha Mema.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here